Avioni rus “Ilyushin II – 96 – 300” ateroi në aeroportin e Beogradin rreth orës 9:26 të mëngjesit.
Sipas mediumit boshnjak “Istraga.ba” ky fluturim është më shumë se misterioz, duke konsideruar se avioni për të arritur në Serbi ka flutuar mbi Bullgarinë anëtare të BE-së dhe NATO-s, e cila ka lajmëruar në muajin shkurt se ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet ruse.
Nuk janë dhënë më shumë informacione në lidhje me këtë fluturim rus në Serbi.
Avioni Ilyushin 300 që është pjesë e flotës së linjës ajrore shtetërore Russiya.
Ai mund të transportojë deri në 300 pasagjerë dhe 25 tonë mallra.
Ilyushinët u përdorën për dërgimin e armëve në Serbi.
Dy vjet më parë ata dorëzuan nga Rusia 30 tanke T 72, të cilat nxitën indinjatën e perëndimt dhe e vendosën Bullgarinë në një situatë të vështirë, raportoi mediumi boshnjak “Patria”.
Më pas Sofja zyrtare u justifikua duke thënë se nuk ka arsye për mbylljen e hapësirës ajrore dhe se një vendim i tillë do të çonte në acarim të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Rusisë, por edhe Serbisë.