Pas pak minutash në Prishtinë, është thirrur një protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe, në afërsi të Telekomit të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, pak caste më parë aty është paraqitur një person i cili e kundërshton këtë protestë, ndërsa është edhe i gatshëm të vdes vetëm që të ndërtohet Xhamia e Madhe.
“Jam i gatshëm me vdek e xhamia ka me u ndërtu. Nuk mundet me m’livrit njeri i gjallë prej këtu jam gati me vdes. Ju vet po nxitni dhunë, unë sot jam përshëndet me gru e me fëmijë”, është shprehur ai, raporton Gazeta Insajderi.
Ai person madje ka pas edhe një diskutim me njërin nga protestuesit, teksa ka refuzuar ta vendosë maskën mbrojtëse që ia kërkoi Policia e Kosovës.
Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.
Gashi ka thënë se protesta do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…