LAJME

Një burrë nga Arabia Saudite është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane

Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 njerëz.

Siç ka mësuar gazeta gjermane, Die Welt nga qarqet e sigurisë, i dyshuari për sulmin është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974.

Thuhet se ai ka arritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Ai dyshohet se e kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm. Mësohet se në ulësen e pasagjerit është gjetur një bagazh dhe dyshohet se ka eksplozivë.

Është publikuar tashmë edhe videoja e parë e policisë gjermane duke e arrestuar të dyshuarin.

Ndërkohë, ka rrjedhur në rrjetet sociale fotografia e parë e të dyshuarit që shkeli shumë njerëz në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Gjithashtu raportohet se mbi 80 persona janë plagosur gjatë sulmit, i cili po hetohet si terrorist.

Ndryshe, Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt dhe ka 240 mijë banorë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago