Kirurgu i Përgjithshëm, Enver Fekaj ka konfirmuar vdekjen e kolegut të tij, Halil Tanaj. Kirurgu i QKUK’së, Tanaj ka vdekur aksidentalisht në banesën e tij pasi dyshohet se ka pasur kontakt me energjinë elektrike, shkruan Insajderi.
Fekaj është tronditur nga humbja e kolegut të tij. Ai thotë se është një humbje e madhe për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Nje lajm trondites, shokues e teper i trishte vdekja tragjike e kolegut tone dr. Halil Tanaj!
Nje humbje e madhe per Kosoven. Nje humbje shume e madhe per shendetesine e Kosoves. Nje humbje e permasave te jashtezakonshme per Kliniken e Kirurgjise Abdominale.
Ngushellime familjes Tanaj, shokeve, miqve dhe kolegeve!
Zoti e meshirofte ne Parajse!