Një rast bamirësie mori vëmendjen e ‘klikës’ së Tik Tok-ut. Vali Corleone, Fero, Donzi, Rasimi e disa persona të tjerë u bënë bashkë që t’i mbledhin paratë përmes Tik Tok-ut për të ndihmuar një djalë që po kërkonte ndihmë për shërim, shkruan Insajderi.
@y478xyvr4 #vali #kingvali #kingvalicorleon #anitacorleone #fero #rasimavdyli #blerimmorina #kosova #albania #fyp #foryoupage ♬ original sound – ig oyxoyx
Personi i paraqitur si vëllau i një personi të sëmurë po dyshohet se i mashtroi të gjithë dhe u zhduk me 100 mijë euro.
Një person i prezantuar si Armend Morina, për disa ditë u lut që në një portal të bëhet një lajm me të cilin njerëzit e vullnetit të mirë, do të ftoheshin ta ndihmojnë vëllanë e tij, Blerimin për t’u shëruar nga leukemia acute.
Lajmi shumë shpejt u bë viral dhe njerëzit filluan të ndihmonin. Përmes disa videove të shkëputura nga Tik-Toku shihet angazhimi i përdoruesve për t’i siguruar mjetet.
Vali Corleone u mobilizua së bashku me shokë e ndjekës dhe i siguruan paratë. 100 mijë euro.
Madje, personi i prezantuar si Armend Morina kishte hyrë live në Tik Tok dhe i kishte falënderuar publikisht për kontributin e tyre.
Por, gjërat nisën të marrin kahje të dyshimtë.
Telefoni i personit të prezantuar si Armendi, ka disa ditë që nuk funksionon më. Dhe donatorët kanë nisur të shqetësohen nëse paratë e dhuruara vërtetë shkuan ku duhet, apo u mashtruan.
Televizioni që e paraqiti i pari këtë rast ka nisur kërkimin për të. Një ekip qëndroi në Mitrovicë, qytetin e prezantuar si vendbanim i Blerimit.
Por, nuk e njohu kush as në rrugën Agim Ramadani që u dha si adresë e tij, e as në pjesë tjera të qytetit.
Ndërkohë, as në Klinikën e Hematologjisë ku trajtohet Leukemia acute, nuk kanë mundur të konfrmojnë në fundjavë se kanë pasur pacient me emër të tillë.
Grupi i Tik-Tok-ut janë në ndjekje të tij. Nga disa video ata duken shumë të nervozuar dhe të prekur nga rasti. /Gazeta Insajderi/
Brenda pesë vitesh Rusia do të mund të jetë gati për të sulmuar vendet e…
Avokati Arianit Koci, ka treguar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar…
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka deklaruar se nuk sheh rrezik të përshkallëzimit të luftës në…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat…
Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania”…