FOTO&VIDEO

Një “Mihal” tjetër në Jug/ “Më paguani dëmin”, ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë

Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit. Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën. Në videon e siguruar nga gazetari Mehmeti për “BalkanWeb” shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia. Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës. Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

10 orë ago

“Asnjë hap mbrapa”, Parada e Krenarisë që u mbajt sot në mbrëmje nëpërmjet fotografive

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton…

10 orë ago

Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit

Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…

11 orë ago

Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…

13 orë ago

Ky është serbi, të cilit Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ia hoqi shtetësinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…

15 orë ago

Izraeli tregon me video se si e dinte vendndodhjen e saktë të raketave iraniane para se të sulmonte me raketa në Teheranin

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…

17 orë ago