FOTO&VIDEO

Një pjesë e pishinave mbyllur, kreu i Turizmit: Vit shumë i frikshëm, 290 mijë punonjës në krizë

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit Zak Topuzi e ka konsideruar të padrejtë mbylljen e disa pishinave dhe lejimi e aktivitetit për disa të tjera.

Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit, ai u shpreh se të lahesh në pishina rrezikon njësoj për të marrë covidin si në det apo liqen.

Sipas Topuzit, me këtë mbyllje industria turistike do të kalojë në krizë, pasi 290 mijë punonjës janë të lidhur direkt me këtë sektor dhe ky do të jetë një vit mbijetese.

“Aksioni ka qenë i përgjithshëm, pothuajse inspektorati doli pothuajse në të gjithë pishinat e vendit, bëri një një ndalim, po jo se të gjithë pishinat janë të mbyllura. Ka vende që vazhdojnë funksionojnë. Problemi është që uji, deti dhe liqeni rekomandohet si ambiente që po qe se zbaton standartet dhe protokollet nuk ka asnjë siguri më pak sesa çdo ambient tjetër që ti bashkëjeton.

Hyrje falas për ata që nuk paguajnë dot
Pra është njësoj si të jesh në ajër, je më i sigurtë, pasi përveç se po lan duart, ti po lan edhe trupin me vetë solucione, për të cilat vetë uji i ka në përbërjet e tij sipas stanrateve që qarkullon. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vjet me ujin e detit, pra mbeturinat që hidhen  ka ndotje.

Uji i pishinës është një ujë që qarkullon çdo tre katër orë në bazë të projektit dhe me masat kufizuese, me protokollin që vetë ministria ka bërë, instancat që duhen mbajtur në pishinë, është absurde që ti ta ndalosh  këtë aktivitet. Ndërkohë që shtatori do të sjellë një krizë të jashtëzakonshme për këtë industri. Janë gati 290 mijë punonjës të lidhur direkt me industrinë turistike dhe çfarë do mase të marrësh, ky vit është shumë i frikshëm, vit mbijetese”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago