POLITIKE

Një polic aktualisht paguhet 392 euro, Sindikata e PK-së e quan të papranueshëm dhe diskriminues Projektligjin e Pagave

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri është duke raportuar sot në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policor dhe gjendjen në të cilën është ky institucion i sigurisë.

Zeqiri ka thënë se për ta është i papranueshëm Projektligji i Pagave i cili u është ofruar.

“Na është ofruar një Projektligj së bashku me koeficientet që janë përcaktuar, i kemi analizuar dhe fillimisht po them që për Sindikatën e Policisë ky Projektligj që në start është i papranueshëm për shkak se nuk kemi çmim të koeficientit, vlera e koeficientit për ne është e panjohur. Është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka shtuar se kjo është diskriminuese për Policinë e Kosovës, duke thënë se paga aktuale e një polici është 392 euro.

“Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofru me këtë koeficient”, u shpreh Zeqiri.

Kryetari i Sindikatës së PK-së, më tej ka thënë se shqetësim i madh për Policinë e Kosovës mbetet edhe sigurimi shëndetësor, i cili është folur tash e sa vite, shkruan Telegrafi.

“Institucioni i vetëm i sigurisë në vend pa sigurim shëndetësorë. Kemi kërkuar që Projektligji për sigurim shëndetësorë të hyjë në agjendë, por siç duket nuk është në rend”, tha Zeqiri.

Ai tregoi se aktualisht Policia e Kosovës numëron 9 mijë e 119 punonjës, përfshirë edhe pjesën e stafit civil dhe zyrtarë të uniformum.

“Prej themelimit të Policisë së Kosovës kemi 21 zyrtarë policor të vrarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kemi 300 zyrtarë policor që kanë vdekur në detyrë, 426 zyrtarë policor të lënduar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, 237 zyrtarë policor që janë sëmur gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe 528 raste me sëmundje të veçanta”, tha Zeqiri.

Ai tregoi se prej fillimit të pandemisë 25 zyrtarë policor kanë humbur jetën nga pandemia dhe rreth 2,500 zyrtarë janë infektuar. Ai shtoi se prej themelimit të Policisë së Kosovës, 1,108 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqje vullnetare.

“Këto shifra janë tregues i sfidave të zyrtarëve policor gjatë këtyre viteve dhe mendojmë që policia duhet të ketë trajtim më të dinjitetshëm”, tha Zeqiri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

23 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago