FOTO&VIDEO

Një prej miliarderëve të Silicon Valley merr në punë ish-kancelarin austriak

Pasi dha dorëheqjen si kryeministër, Sebastian Kurz do të punojë për një prej mbështetësve të hershëm të ambicieve të tij politike. Ish-kancelarit të Austrisë i është besuar një detyrë menaxheriale e rangut të lartë në Palantir Technologies me bazë në Silicon Valley.

Themeluesi i Palantir Technologies është miliarderi gjermano-amerikan Peter Thiel, një nga bashkëthemeluesit e PayPal dhe investitori i parë i jashtëm në Facebook. Ai ka mbështetur edhe republikanët amerikanë dhe ish-presidentin Donald Trump.

Palantir Technologies, e specializuar në analizën dhe përpunimin e të dhënave, është përfshirë në një sërë polemikash. Në qershor 2020, ligjvënësit amerikanë e kritikuan pjesëmarrjen e Palantirit në programin e ndjekjes së COVID-19 (HHS) të qeverisë së SHBA-së, duke pretenduar se kompania po përdorte të dhënat shëndetësore të HHS për të ndihmuar Forcat e Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE) të gjurmonin dhe arrestonin emigrantë pa dokumente. Kompania ka nënshkruar një kontratë me Pentagonin, të njohur si Project Maven, pas tërheqjes së Google. Sipas austriakes “Heute”, Kurz do të paguhet mbi 300 000 € në vit.

Kurz dha dorëheqjen në tetor, pasi ndaj tij nisi një hetim mbi dyshimet për korrupsion. Dy muaj pas dorëheqjes së kancelar, ai la edhe drejtimin e Partisë Popullore Austriake (ÖVP) në fillim të dhjetorit.

Kurz dyshohet se ka përdorur fondet e qeverisë për të manipuluar sondazhet në avantazhin e tij në vitin 2016. Në nëntor, parlamenti ia hoqi imunitetin.

Kurz është nën hetim edhe për dëshmi të rreme, që lidhet me skandalin e korrupsionit austriak të njohur si Ibizagate. Ky rast përfshin direkt kreun e partisë aleate të djathtë FPÖ, Heinz-Christian Strache, në atë kohë numri dy i qeverisë austriake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago