FOTO&VIDEO

Një qytetar fton botën të praktikojë ritet fetare për të shpëtuar nga koronavirusi

Në këtë periudhe kritike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë botë që është në luftë me koronavirusin, një qytetar po bën thirrje që të bëhen lutje dhe njerëzit të ndahen nga frika dhe mendimet negative. Sipas Fatmir Muqollit, e vetmja mënyrë që civilizimi të shpëtojë në këtë kohë pandemie është që të luten dhe të praktikohen ritet fetare, të të gjitha besimeve.

Fatmir Muqolli ka dalë sot në sheshin kryesor të Prishtinës dhe u ka bërë thirrje krerëve të shtetit të Kosovës, atij të Shqipërisë, Amerikës, Gjermanisë e vendeve të tjera që më 21 mars të ndihmojnë në organizimin e lutjeve, që siç tha ai, të lusin Zotin që të shpëtojë njerëzit nga kjo krizë.

“Me këtë lutje i drejtohem presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit zotit Kurti, kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, presidentit të Rusisë Vladimir Putin, kancelares gjermane Angela Merkel dhe të gjithë presidentëve dhe qytetarëve të vullnetit të mirë të na ndihmojnë të organizohemi që me 21 mars nga ora 12 deri në orën 12:22 minuta të bëjnë lutje, lutjet t’i bashkojmë e ta lusim Zotin të na shpëtojë”, tha ai.

Ai tha se kjo sfidë është që qytetarët të vetëdijesohen dhe mos të bëjnë dallime në mes vete.

“Kjo sfidë është që qytetarët të vetëdijesohen, mos të bëjnë dallime me thënë ne jemi më të mirë se të tjerët, se Zotin e poshtërojnë, e akuzojnë, Zoti kurrë nuk gabon dhe dallime nuk bën. Qytetarët mos të hezitojnë, të gjitha fjalët e urta, ritualet e mira, si ato nga besimi i krishterë, musliman, joga, t’i praktikojnë, këto ditë derisa pandemia të sfidohet është e vetmja rrugë që civilizimi të shpëtojë, të keqën ta harrojmë, lutjet e mira, punën e ndershme, veprat e mira që qytetarëve jetën u’a lehtësojnë t’i nderojmë dhe praktikojmë, amin”, tha ai.

Sipas tij, në këtë kohë pandemie, qytetarët duhet të largohen nga rrjetet sociale dhe t’i kthehen lutjeve e meditimit.

“Këto ditë, qytetarët sa më shumë të largohen nga rrjetet sociale, të luten e meditojnë, të rrinë këmbëkryq vetveten ta qetësojnë, që trupi vet të pastrohet, qelizat t’i rigjenerohen”, tha ai.

Sipas tij, në këtë kohë kur bota po preket nga koronavirusi, njerëzit duhet të ndalin frikën dhe mendimet negative.

Muqolli: Zoti e faltë popullin shqiptar

“Zoti e faltë popullin shqiptar dhe qytetarët pa dallime gjinore, nacionale apo fetare, amin”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago