Një qytetar publikon video të rëndë nga QKUK, thotë se nuk morën trajtim derisa thirrën Policinë dhe Ministrinë

Një qytetar sot ka raportuar se nuk ka arritur që të marr shërbimin mjekësor në Emergjencën e QKUK-së, pa kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë.

Ky qytetar pretendon se personeli mjekësor u erdhi në ndihmë atyre pas 1 orë e gjysmë pritje, dhe vetëm pasi ata e kishin kontaktuar Policinë.

“Sot me datë 05.04.2020 në emergjencë në Prishtinë kur kërkojmë ndihmë nga personeli mjekësor, por ata vijnë në ndihmë pas 1 orë e 30 minuta. Pasi kontaktuam Ministrinë dhe Policinë,” ka shkruar në Facebook qytetari me emrin Avni Rukiqi.

I njëjti ka shpërndarë edhe videon ku mund ta shihni se si askush nuk merret me rastin e tyre.

Ndryshe, Kosova si e gjithë bota po vuan nga Koronavirusi, ku deri sot janë infektuar 145 persona.