Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese pothuajse 222 orë pas një tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Pamjet televizive treguan punëtorët e shpëtimit që mbanin Melike Imamoglu, 42 vjeçe – të lidhur në një barelë, në një ambulancë – në qytetin jugor turk të Kahramanmaras të mërkurën në mëngjes.
Shpëtimi i jashtëzakonshëm – nëntë ditë pas tërmetit 7.8 ballë dhe një lëkundjeje tjetër të fuqishme që goditi rajonin – erdhi pasi numri i përgjithshëm i të vdekurve në të dy vendet ka shkuar në mbi 41,000.
#TurkiyeQuakes: Melike Imamoglu, in her 40s, was rescued after surviving 222 hours under a collapsed building in Kahramanmaras pic.twitter.com/N6JViGrRoD
— TRT World Now (@TRTWorldNow) February 15, 2023
Hasan Kılınç, një anëtar i ekipit të kërkimit dhe shpëtimit, u tha gazetarëve se ata po punonin në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve për të identifikuar trupat.
“Ne ishim atje për të identifikuar nga afër katër trupat tanë. Kishte një hendek. Kur u përkula, doja të shihja nëse ishte dikush atje. Një thirrje rënkuese për ndihmë erdhi nga fundi… Unë kisha një ndjenjë shumë të ndryshme. Në fillim u frikësova, pastaj u gëzova pa masë”.
Kılınç tha se emri i gruas në rrënoja ishte “Melike”, se dora e saj ishte e ngrohtë kur arritën te gruaja dhe se ajo ndjeu këmbët e saj kur i kapën këmbët.
“Domethënë lumturia e saj është e papërshkrueshme, faleminderit Zotit. E kemi nxjerrë shëndoshë e mirë…”.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua të vazhdojë me përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes pasi shpresat se shumë të mbijetuar do të gjenden kanë filluar të zvogëlohen të mes temperaturave gati të ngrira të dimrit.