Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar për Abc News se ish-drejtori i Policisë së Vlorës ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij në momentin kur është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Hoxha tha se ai ka ecur i pashqetësuar drejt dyerve të kësaj godine.
Ai theksoi se dorëzimi i tij në këtë fazë të gjykimit pritet të lehtësojë edhe dënimin e tij, duke e krahasuar atë me të njëjtën më mënyrë si Klemend Balili, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit,
“Pas gati tre vitesh në kërkim Çela i cili ka pasur disa detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit, kam mësuar se para pak minutash është paraqitur vetë në Policinë e Tiranës. Është shpallur në kërkim në nëntor të 2017. Së bashku me Tahirin dhe Habilajn.
Çela ka qenë në kërkim, ndërkohë në Shkallën e Parë është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre. Është i vetmi zyrtar i policisë, dënimi i të cilit nuk u bë në shërbim prove por me burg.
Dorëzimi i Çelës është një rrethanë lehtësuese për të. Dorëzimi i tij është bërë vullnetarisht, i shoqëruar nga avokati i tij.
Është vënë në dispozicion të gjykimit, në të njëjtin proces ku po gjykohet edhe Tahiri. Dorëzimi i tij i ngjan atij të Klevis Balilit.”, tha Artan Hoxha.