Ashtu sikurse në komunat veriore të Kosovës, njerëz të veshur me maska dhe me fanella me shkronjën “Z” janë shfaqur në Beograd.
Anëtarët e “Patrullës së Popullit” sulmuan disa njerëz që morën pjesë në protestën, “Serbia kundër dhunës” dhe goditën reporterin e mediumit N1 që raportonte nga vendi i ngjarjes.
Së pari, një burrë u ndoq nga një grup para Kuvendit të Serbisë dhe një i ri i maskuar e goditi me një send në fytyrë.
Sipas kësaj, njëri nga ta ka ndjekur reporterin e N1 që raportonte gjatë incidentit.
Sipas gazetarit N1, në mesin e sulmuesve ishin edhe anëtarët e Patrullës Popullore, Damnjan Knezheviq dhe Ilija Vuksanoviq, të cilët gjatë protestave të mëparshme sulmuan edhe liderin e “Kreni-Promeni”, Savo Manojloviq.
Ata me vete kishin edhe pankarta të lidhura me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës.
Njerëz që bartnin fanella me shkronjën “Z” dhe me maska në fytyrë, kujtojmë se ditë më parë kanë sulmuar në Zveçan pjesëtarë të KFOR-it, ku kanë lënduar 25 prej tyre.
Svi znamo ko su, samo ne zna policija, ni tužilaštvo
Sve vam jebem radikalskopic.twitter.com/jRiXjPNo5Y
— Milan Vujić (@MilaNS__) June 3, 2023