Një nga zërat e opozitës në Kuvendin serb, Srđan Milivojeviç, i tha presidentit Vuçiç se politika e tij ndaj Kosovës është përgjegjëse për faktin se nuk ka serbë në Ferizaj, Pejë dhe Prizren.
“Nuk jeni në jahtin e Pacollit”, tha ai dhe më pas i bëri thirrje Vuçiçit të japë dorëheqjen për shkak të “politikës katastrofike në Kosovë”.
Milivojeviç tha se “Kosova ishte e suksesshme” falë politikës së Vuçiçit.
Më tej, oopzitari serb i tha kreut të shtetit se një natë e zuri gjumi si radikal dhe të nesërmen u zgjua si një njeri që dëshiron të jetë Zoran Gjingjiç i ri.
“Ky është ai që thatë se u deh nga lumturia kur u vra”, tha Milivojeviç gjatë fjalimit të tij ndaj Vuçiçit.
Më tej ai vazhdoi duke kujtuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit. “Në Kosovë dhe Metohi jetonte një burrë dhe quhej Oliver Ivanoviç. Ai u vra. Dikush në këtë sallë tha se e dinin se cilët ishin vrasësit e tij dhe se së shpejti do të njiheshin”.
“Jepni dorëheqjen, kjo është më e mira për ju dhe për Serbinë”, tha Milivojeviç.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…