Nobelisti Handke, mbështetësi i Milosheviçit që deklaronte se muslimanët i bënë vetë masakrat dhe fajësuan serbët padrejtësisht

Akademia e Nobelit ka vite që ngjall reagime të shumta, kur vjen puna tek çmimet në letërsi. Por këtë vit ndoshta do të flitet më shumë në trojet shqiptare rreth kësaj ngjarjeje, pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2019, Peter Handke-s, i cili njihet si një simpatizant dhe mbështetës i veprimtarisë së Slobodan Milosheviçit, informon dritare.net.

Peter Handke është me origjinë sllave nga nëna e tij, ndërsa në vitin 2006, në funeralin e kriminelit të luftës Slobodan Milosheviç, ai tha: “Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Une ndiej. Unë kujtoj. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Slobodan Milosheviçit”.

Në vitin 2014 Handke doli kundër akademisë dhe kërkoi shfuqizimin e çmimit Nobel, duke thënë se ishte një “kanonizim i rremë” i letërsisë. “Çmimi Nobel në Letërsi, përfundimisht duhet të hiqet”, i tha ai gazetës austriake “Die Presse”, informon dritare.net.

I pozicionuar prerazi pro-Millosheviçit, Handke dënoi ndërhyrjen e Natos në Serbi, të cilën e quajti kriminale, me pretendimin se muslimanët i kishin organizuar vetë masakrat e tyre në Sarajevë dhe kishin fajësuar padrejtësisht serbët.

Kur mori pjesë në funeralin e Millosheviçit ai tha se ishte i lumtur që kishte qenë pranë një njeriu që mbronte popullin e tij.

Shkrimtarin austriak Akademia Suedeze e vlerësoi për “zgjuarsi gjuhësore në eksplorimin e përvojave njerëzore”/ Burimi:The Guardian/ Përshtati J.H, dritare.net