KRYESORE

Nuk hiqet vendimi: Kosovarët nuk mund të vizitojnë Malin e Zi pa test

Qeveria e Malit të Zi ka prezantuar të enjten mbrëma masat e reja në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi është bërë e qartë se hyrja për qytetarët e Kosovës në këtë vend është e mundur vetëm me testim paraprak negativ për COVID-19.

Kjo masë ka hyrë në fuqi javë më parë, pasi për një periudhë kufijtë ishin të hapur për qytetarët e Kosovës.

Në pikën ku jepen informata për hyrjen në Mal të Zi të të huajve, Kosova është pjesë e “listës së verdhë”. Pjesë e kësaj liste janë edhe Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Turqia, Izraeli, Ukraina dhe Singapori. Në njoftim janë dhënë detaje se cilat kushte duhet të plotësohen për hyrje në Mal të Zi të qytetarëve nga “lista e verdhë”.

“Me rezultat negativ të testit PCR apo ELISA për COVID-19, të vjetër jo më shumë se 72 orë, nëse plotësohen tri kushtet në vazhdim: 1. Është rezident i një vendi nga ‘lista e gjelbër’ apo nga ‘lista e verdhë’; apo ka qëndruar më së paku 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi në një shtet nga ‘lista e gjelbër’ apo nga ‘lista e verdhë’. 2. Nuk ka qenë për periudhë prej 15 ditësh para hyrjes në Mal të Zi në ndonjë vend jashtë ‘listës së gjelbër’ apo ‘listës së verdhë’ 3. Nuk ka udhëtuar në një vend apo nëpërmjet një vendi jashtë ‘listës së gjelbër’ apo ‘listës së verdhë’ pos transit (transiti është udhëtim pa ndalje, që dëshmohet duke inspektuar dokumentin e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Por kosovarët që jetojnë në vende evropiane, mund të udhëtojnë për në Mal të Zi.

Nuk janë paraparë kufizime për qytetarëve e vendeve të “listës së gjelbër” ku bëjnë pjesë Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Holanda, Kroacia, Irlanda, Italia, Qipro, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Gjermania, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, por edhe vende tjera duke përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, Australinë, përcjell Koha.

Kushtet për hyrje në Mal të Zi të atyre në ‘listë të gjelbër” janë që të jenë rezident të shteteve në këtë listë apo të qëndrojnë së paku 15 ditë para hyrjes në Mal të Zi në vende nga kjo listë; që për 15 ditë para hyrjes për në Mal të Zi mos të kenë qëndruar në ndonjë vend jashtë “listës së gjelbër” dhe që mos të kenë udhëtuar në apo nëpërmjet ndonjë shteti jashtë “listës së gjelbër’, pos transit.

Kjo nënkupton që shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane mund të hyjnë në Mal të Zi, por jo nëse fillimisht kanë qëndruar në Kosovë.

Për banorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, është paraparë edhe kalimi transit nëpër Mal të Zi. Kalimi transit lejohet pa test, por duke kontrolluar kohën e qëndrimit të tyre brenda territorit të Malit të Zi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago