Nuk i dënoi sulmet e Iranit, Izraeli e shpall shefin e OKB-së Guterres “persona non grata”

Ministri i Jashtëm Israel Katz njofton se ka shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres “persona non grata”, që do të thotë se diplomati portugez nuk mund të hyjë në Izrael.

Ministria e Jashtme thotë se vendimi është një reagim ndaj përgjigjes së Guterres pas sulmit raketor të Iranit mbrëmë, “në të cilin ai nuk e përmendi Iranin me emër dhe nuk e dënoi pa mëdyshje agresionin e tij të rëndë”.

Politikat e  Guterres gjatë gjithë luftës kanë “siguruar mbështetje për terroristët, përdhunuesit dhe vrasësit nga Hamasi, Hezbollahu dhe Houthis, dhe tani për anijen mëmë të terrorit global, Iranin”.

Në një deklaratë, Katz thotë se “kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç kanë bërë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite”.