Vizita në Tiranë e Erdogan është shoqëruar me polemika. Të hënën, në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës, munguan përfaqësues dhe drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mungesë kjo që ra në sy të opinionit publik.
Në media u aluadua se drejtues të KMSH, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën Feto. Gazeta Shqiptare shkruan se kontaktoi me KMSH ditën e sotme, për të marrë një reagim zyrtar në lidhje me këtë mungesë të tyren. KMSH u shpreh se nuk kishin një ftesë zyrtare nga organizatorët e takimit, nga qeveria shqiptare.
“Nuk ka asgjë për të aluduar në lidhje me mungesën tonë në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut. Thjesht nuk kishim një ftesë zyrtare.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman i është përgjigjur edhe ‘akuzave’ për lidhjen me Gylen. Sipas prononcimit asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me deklaratat në mediat e ndryshme.
“Nuk kemi lidhje me FETO. Jemi shqiptarë, kreu i Komunitetit Mysliman është shqiptar”, deklaroi KMSH.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…