BOTA

Nuk ka paqe për Putin, pas Armenisë dhe Azerbajxhanit, tensionohen dy vende të tjera ish-sovjetike

Vladimir Putin ende nuk ka tretur shijen e hidhur të disfatës në rajonin  e Kharkivit, ku forcat ruse janë sprapsur me dhjetëra kilometra nga ofensiva ukrainase, por re të tjera të zeza po i afrohen në kufijtë e Rusisë.

Pas tensioneve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që sipas Yerevanit i kanë kushtuar jetën 49 personave, dy ish-vende sovjetike të tjera kanë filluar të konfliktohen.

Bëhet fjalë për Kirgizistanin dhe Taxhikistanin, që përjetuan dje një incident kufitar. Rojet kufitare taxhike akuzojnë kolegët kirgizë se kanë hapur zjarr drejt tyre, duke vrarë një prej tyre.

Kufiri ku ndodhën tensionet mes vendeve
Nuk është incidenti i parë ndër vite midis dy vendeve aziatike aleatë të Putin dhe strategjikë për pozicionin e tyre kufitar me Kinën si dhe për vendndodhjen e burimeve energjetike, arsye për të cilën Moska mban ende aty bazat e saj ushtarake.

Ndizet një tjetër konflikt, Azerbajxhani bombardon Armeninë. 49 viktima
Dy vendet kanë probleme të njohjes të kufijve, dhe vitin e kaluar rrezikuan të përballeshin në një luftë të mirëfilltë. Një tensionim i mëtejshëm do të ishte një goditje e rëndë për Moskën, që do të duhej të fokusohej në një tjetër front ku ka influencë absolute.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

43 minuta ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

1 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

3 orë ago