Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në një shtëpi të moshuarve në Pejë, por skandali është bërë publik vetëm sot.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur.
Zhaneta Nura e cila është e bija e të moshuarës që është keqtrajtuar, në një rrëfim për RTV Dukagjinin ka thënë se është tronditur rëndë nga ngjarja në qendrën e të moshuarve.
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen, pas rastit që ka ndodhur. Unë para disa ditëve kamë parë shenja dhune, por as që më ka shkuar në mendje se mund të ndodh dhunë në një qendër që pretendonte se kishte standarde zvicerane. Shpresojë që drejtësia të veprojë. Nënës sime i ndodhi, por shpresoj të mos i ndodh askujt”, tha ajo.
Vajza thotë se që në momentin e dorëzimit nuk ka parë shumë trajtim të mirë.
“Një lloj tërheqje për krahu jo e zakonshme ishte kur e kam dorëzuar, por nuk më ka shkuar në mendje se do të ketë keqtrajtim”, deklaroi ndër të tjera Zhaneta Nura.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…