POLITIKE

“Nuk krijoj faqe për dasma gay”, Gjykata e Lartë vendos në favor të artistes. Reagon i shqetësuar Biden

Gjykata e Lartë e SHBA- së mbështet një web designer të krishterë nga Kolorado, e cila refuzon të krijojë faqe për të celebruar dasmat e homoseksualëve, pavarësisht nga ligjet në fuqi në shtet që ndalojnë diskriminimin ndaj komunitetit LGBTQ.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se Lorie Smith, pronare e një agjencie për dizajnimin e faqeve të internetit, beson se ajo ka të drejtë të refuzojë shërbimet e saj të dasmave homoseksuale sipas Amendamentit të Parë. Vendimi është një humbje për aktivistët e të drejtave të homoseksualëve.

Gjykata vendosi 6 me 3 në favor të projektueses së grafikave Lorie Smith, pavarësisht faktit se shteti i Kolorados ka në fuqi një ligj që ndalon diskriminimin në bazë të orientimit seksual, gjinisë dhe karakteristikave të tjera. Zonja Smith argumentoi se ky ligj shkel të drejtat e saj për lirinë e shprehjes.

Pas këtij vendimi ka reaguar i shqetësuar edhe presidenti Biden.

“Jam shumë i shqetësuar se vendimi mund të çojë në diskriminim më të madh kundër amerikanëve LGBTQI+”, tha presidenti Joe Biden.

Kundërshtarët paralajmëruan se fitorja për të do të lejonte një varg biznesesh të tjera që të diskriminojnë, duke refuzuar t’iu shërbejnë afrikano-amerikanëve, klientëve hebrej dhe myslimanë, apo çifteve të krijuara nga persona të racave apo besimeve të ndryshme, si dhe ndaj emigrantëve. Por zonja Smith dhe mbështetësit e saj thanë se një vendim kundër saj, do t’i shtrëngonte artistët – duke filluar që nga piktorët dhe deri tek fotografët, shkrimtarët dhe muzikantët – që të bënin punë që do të ishte kundër parimeve të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

19 orë ago