POLITIKE

Nuk mund ta shohin njëri- tjetrin, Thaçi i drejtohet FSK-së ndaras nga Kurti e Osmani

Liderët e shtetit do të ju drejtohen sot në ceremoni të ndara ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë.

As përvjetori i 12 i pavarësisë së Kosovës nuk arriti që t’i bashkojë rivalët politik, njëherit tre liderët e shtetit, Hashim Thaçin, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Derisa kryeministri Kurti dhe kryeparlamnetarja Osmani kanë planifikuar që së bashku të zhvillojnë të gjitha aktivitetit, presidenti i vendit, do të zhvillojë aktivitetet për nder të kësaj dite i vetëm.

Të tre këta nuk do të ju drejtohen as FSK-së së bashku.

Fillimisht, është bërë e ditur se Osmani dhe Kurti do të vizitojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, së bashku në ora 12:00.

Ndërkaq, Thaçi katër orë më vonë, do të ju drejtohet vetëm ushtarëve të FSK-së.

“Në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së”, është bërë e ditur në agjendën e nisur nga presidenca.

Kujtojmë që vjet, liderët e shtetit, kishin mbajtur së bashku aktivitetet për nder të 11 vjetorit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 minuta ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago