FOTO&VIDEO

“Nuk na marrin në Kosovë se jemi me ngjyrë, as bukë s’na kanë sjellë”

Një numër i madh banorësh të Durrësit po ikin drejt Kosovës. Dhjetëra autobusë me banorë janë nisur që prej ditës së djeshme, për të kërkuar strehim atje.

Por një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e shkatërruar nga tërmeti. Një grup nga komuniteti rom pretendojnë se janë ndaluar të hipin në autobusët për në drejtim të Kosovës.

Transporti ishte mundësuar nga aktivistë të Komunës “Skënderaj”, të cilët kanë kontribuar për njerëzit e dëmtuar nga tërmeti.

Ata u kanë siguruar transport drejt komunës dhe më pas strehim dhe ushqim deri në përfundim të situatës emergjente. Por, disa banorë të komunitetit rom pretendojnë se nuk janë lejuar të hipin në autobus, për shkak se janë me ngjyrë.

Këta banorë të komunitetit rom shtojnë se janë diskriminuar deri në atë pikë, aq sa dhe ushqim nuk kanë mundur të sigurojnë nga aktivistët e Kosovës.

“Shkova me u interesuar ku të shkoja. Shkova të kryetari i komunës, lashë nënën time me dy infarkte, kam shkruar emrin te rajoni 1. Ne jemi balta Zotit”, theksoi gruaja.

Por, kjo është mohuar nga personat përgjegjës për grumbullimin e njerëzve.

“Ne në këto raste nuk ndajmë, futuni me kamera dhe shihni. Ka edhe romë edhe shqiptarë, jemi të gjithë njerëz të Zotit”, theksoi gruaja që merrej me grumbullimin e njerëzve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago