Një ngjarje e tmerrshme i ka ndodhur një adoleshente nga Iraku, e cila u dogj me acid pasi nuk pranoi të martohej me një 19 vjeçar, transmeton Gazeta Metro.
19 vjeçari hyri fshehurazi në shtëpinë e 16 vjeçares e cila ishte duke fjetur ato momente, dhe i vendosi acid në fytyrën e saj, duke i djegur rreth 80% të fytyrës së saj.
“Unë isha në gjumë kur ai hyri në shtëpinë tonë,” shpjegoi ajo.
“Fillova të ndjeja se diçka më digjte në të gjithë trupin. Ndërsa u zgjova dhe shkova në sallon, ndjeva se dikush po largohej nga shtëpia jonë. E pashë nga pas. Ndërsa doja të bërtisja, ai doli nga shtëpia.”
Sulmuesi i dyshuar është arrestuar, por familjes së vajzës iu është dashur të ndërrojnë shtëpinë për shkak të kërcënimeve nga familja e tij.
Nëna e Merjemes, Suham, tha se vajza e saj e shihte autorin vetëm si shok dhe donte të përfundonte shkollimin e saj përpara se të martohej.” Djali na telefononte gjatë gjithë kohës, duke na dhënë adresën e tij, por ne vazhdimisht e refuzonim kërkesën e tij për t’u martuar me vajzën tonë’’, tha ajo.
“Ai na dërgoi mesazhe për muaj të tërë. Përgjigja e Maryamit ndaj tij ishte: “Unë nuk dua të martohem”. Ajo gjithmonë i thoshte djalit: “Ne jemi thjesht miq, nuk mund të të pranoj ty si bashkëshort”.
E tani 16 vjeçarja po kërkon para për shërim jashtë vendit. Mendohet se operacioni i madh i rindërtimit të fytyrës do të kushtojë rreth 200,000 dollarë.