Kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq ka deklaruar se nëse të huajt nuk e ndalojnë anëtarin serb presidencës trepalëshe, Milorad Dodik, të cilin ai e quan “grabitës”, nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse atë ta ndalojë ai vetë.
Komshiq e tha këtë në një intervistë për Radio Sarajevën, duke komentuar edhe mbështetjen që Dodik e gjen te kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Ai tha se deklaratat e kryeministrit hungarez kundër myslimanëve boshnjakë janë fashiste dhe e kthejnë Evropën në vitet 1930 dhe 1940.
Komshiq vlerësoi se “qëndrime të tilla janë më shumë problem i Evropës në tërësi sesa myslimanët në Bosnjë”.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik kërcënoi hapur të mërkurën se do ta ndalojë punën e organeve gjyqësore shtetërore në territorin e Republika Srpskas dhe se ligjet e RS do të miratohen brenda një muaji për t’i legalizuar përpjekjet e para konkrete për shkëputjen nga Bosnja.
Ai konfirmoi se politika e tij nuk ka shumë mbështetës në Evropë, por vlerësoi kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilin e quajti “një burrë shteti i rëndësishëm evropian” dhe “vizionar”, ndërsa tha se RS do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie miqësore me Hungarinë.
Dje, The Guardian, shkroi se si Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Várhelyi është i afërt me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Gazeta britanike shkroi se Várhelyi i ka kërkuar Dodikut vetëm që ta shtyej pak planin e tij për shpërbërjen e Bosnjës.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…