POLITIKE

Nxjerrja e të miturës me dhunë nga lokali, reagon Ministri Peci, u përgjigjet Pacollit dhe “rugovistëve të Hashimit”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me kritikat që i mori për shkak se në lokalin ku po pinte kafe një vajzë po i kërkonte lëmoshë dhe punëtori i lokalit e largoi vajzën me forcë nga vendi ku po qëndronte ministri.

Peci është distancuar nga sjellja e punëtorit të lokalit dhe thotë se nuk është përgjegjës për veprimet e njerëzve të moshës madhore.

Por thotë se kur ka qenë në lokal vëmendjen e ka pasur tek bashkëbiseduesi e jo të i gjithë lokali.

“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali, ka shkruar ai në Facebook. “Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.

Ministri i Bujqësisë mendon se sulmet i ka pasur siç i quan ai “rugovista të Hashimit”.

Thotë se disa njerëzve dhe grupeve është duke i penguar puna e tij.

“62 milionë euro këtë vit nuk shkuan në xhepat e atyre që blinin xhipa të zinj por tek bujqit e vërtetë të Kosovës e kjo siç shihet po iu pengon disave ashtu siç po iu pengojnë 26 milionë euro të projekteve të granteve që nuk shkuan tek shokët e tyre apo edhe denoncimi i keqpërdorimeve të shumta me pronat e Ministrisë së Bujqësisë”,  ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se është mbështetës i komuniteteve joshumicë.

“Përkrahja per komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë”, ka thënë ndër tjerash ai. /Express

Postimi i plotë:

 

 

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Rutte ngre alarmin: Brenda pesë viteve Rusia sulmon NATO-n

Brenda pesë vitesh Rusia do të mund të jetë gati për të sulmuar vendet e…

5 orë ago

Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish- policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

Avokati Arianit Koci, ka treguar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është…

6 orë ago

Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar…

8 orë ago

Kryeministri hungarez: Rusia shumë e dobët për të kërcënuar NATO-n

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka deklaruar se nuk sheh rrezik të përshkallëzimit të luftës në…

10 orë ago

Macron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat…

11 orë ago

Selektori serb fillimsht kishte lavdëruar atmosferën në stadium, tani ka qëndrim tjetër

Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania”…

14 orë ago