BOTA

NYT: 40 të vrarë në operacionin për kapjen e Maduros

Gazeta amerikane The New York Times shkruan se në operacionin e ushtrisë amerikane të së premtes për kapjen e Nicolas Maduros në Venezuelë, ka të paktën 40 të vrarë.

Prestigjiozja amerikane citon një zyrtar venezuelian, i cili foli në kushte anonimiteti, se në mesin e të vrarëve ka civilë dhe ushtarë që humbën jetën gjatë sulmit. Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën në momentin kur po flinin në rezidencën e tyre.

Më shumë se 150 avionë amerikanë morën pjesë në operacion, duke goditur infrastrukturën kritike ushtarake për të lejuar transportimin e trupave me helikopter në zonën ku ndodhej Maduro.

Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, tha më vonë gjatë një konference për shtyp në Mar-a-Lago me Presidentin Trump, se një nga helikopterët amerikanë të përfshirë në operacionin për kapjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij ishte goditur, por “mbeti në gjendje fluturimi”.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar publik nga Shtëpia e Bardhë ose Pentagoni për numrin e saktë të viktimave apo për fushëveprimin e plotë të operacionit ushtarak.

Sipas raportit të New York Times, i cili citon burime amerikane dhe venezueliane të përfshira në negociata, Presidenti venezuelian Nicolas Maduro e hodhi poshtë ultimatumin e Presidentit Donald Trump në fund të dhjetorit 2025, i cili kërkonte që ai të jepte dorëheqjen dhe të vetë-azilohej në Turqi.

“Maduro e hodhi poshtë ultimatumin e Presidentit Trump në fund të dhjetorit, i cili kërkonte që ai të jepte dorëheqjen nga detyra dhe të kërkonte azil në Turqi”, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit burim, disa javë më parë, zyrtarët amerikanë kishin rënë dakord për zëvendëspresidenten venezueliane, Delcy Rodriguez, si zëvendësuese të Maduros, të paktën përkohësisht. Shtetet e Bashkuara besojnë se mund të punojnë me Rodriguez në një nivel më profesional sesa me Maduron.

Dhe pikërisht Rodriguez u caktua nga Gjykata e Lartë si presidente e përkohshme e vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago