KRYESORE

Tërbohet “hajduti”/ “O Dum Duman mbajeni mend se çfarë do ju bëj”, si iu drejtua ish-Presidenti Ilir Meta prokurorëve në gjyq

Siç e kemi raportuar edhe më herët, nisja e seancës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës ka nisur me tensione të ashpra. Gazetarja Glidona Daci raportoi se kur SPAK vlerësoi si të ligjshëm dhe të rregullt arrestimin e Metës situata është tensionuar nga ky i fundit. Ish-Presidenti i është drejtuar personalisht kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorit Arben Kraja.

“I është drejtuar me fjalët o Dum Duman mbaje vath në vesh, mbaje mend. Ndërsa prokurorit Arben Kraja i është drejtuar duke i thënë që ti që tani e ke nisur me mashtrime, por gjithsesi unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj. Këto janë disa nga fjalët që zoti Meta ka thënë dhe përpos gjithë dinamikave të tjera duke iu referuar edhe vetes së tij. Duke thënë që është ish-president i republikës dhe duhej të kishte një tjetër sjellje dhe qasje”, raportoi gazetarja Glidona Daci.

Related Post

Sipas të njëjtave burime është dashur ndërhyrja e gjyqtarit Erjon Çela për të qetësuar Metën. Ndërkohë ka reaguar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj që ka sqaruar se reagimi i ish-presidentit vjen për mënyrën si u ekzekutua vendimi i gjykatës.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

2 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

4 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

5 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

7 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

8 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

8 orë ago