POLITIKE

“O’ le ta njeh pavarësinë e Kosovës, O’ le të flet përtej gardhit” – Lladrovci i reagon Rakiçit

Ose le ta njohë pavarësinë e Kosovës ose le të del të flet “përtej gardhit” të qeverisë, tha përmes një reagimi kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, referuar ministrit serb për komunitete dhe kthim, Goran Rakiç.

Kjo ngase Rakiç në një konferencë për media në Beograd tha se ambasadorët e QUINT-it u kanë kërkuar pjesëtarëve të komunitetit politik serb “ta njohin pavarësinë e Kosovës” dhe se ata e kanë refuzuar kërkesën në fjalë.

Kjo gjë zgjoi indinjatën e Llavdrovcit, i cili kryeministrit Albin Kurti iu drejtua me “Albin a s’po sheh a s’po don me pa”, derisa kërkoi shkarkimin e Rakiçit.

“Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flas nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë”, shkroi Lladrovci.

“Kushtetuta ta lejon me bë ndryshim në Kabinet qeveritar edhe me ju dhanë shembull tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbys as të pështyj në të”.

Kalo nga fjalët në vepra, ishte konkludimi i Ramiz Lladrovcit në thirrjen e tij ndaj kryeministrit.

Lladrvoci rikujtoi se qeveria e Kosovës ndau 40 milionë euro për të paguar rrymën e konsumuar nga serbët në Veri.

“Çka është shumë është shumë”, u shpreh ai.

Por se “megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton” tha Ladrovci, dhe se “edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

16 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

20 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

20 orë ago