Më shumë se 95% e të vdekurve nga koronavirusi i ri në Europë kanë qenë mbi 60 vjeç, por është koncept i gabuar që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar, deklaroi sot drejtori i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr Hans Kluge.
Ai shtoi se vitet nuk janë rreziku i vetëm për sëmundjen.
“Ideja që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar është e gabuar. Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm”, tregoi Kluge në konferencën online për shtyp në Kopenhagë.
Ai shtoi se 95 % e të infektuarve me COVID-19 janë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa më shumë se 80 % e të vdekurve ishin mbi 80 vjeç të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, siç janë problemet kardiovaskulare, hipertensioni ose diabeti.
“Ka raste të rënda të sëmundjes tek adoleshentët mbi moshën 20 vjeçare, shumica kanë nevojë për kujdes intensiv, ndërsa disa fatkeqësisht kanë vdekur”, tha Kluge.
OBSH theksoi se 10 deri në 15 % e të infektuarve janë më të rinj se mosha 50 vjeçare. Në botë deri më tani janë regjistruar 950 708 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Nga këta kanë vdekur 48 311 persona, ndërsa 202 826 persona janë shëruar plotësisht.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…