Oficeri i UÇK-së nga Shqipëria fjalë të rënda për ish-komandantët e luftës

Oficeri i UÇK’së nga Shqipëria fjalë të rënda për ish-komandantët e luftës.


Ish-Oficeri i UÇK’së nga Shqipëria, Driton Goxhaj në një intervistë për Euronews Albania ka folur për luftën e fundit në Kosovë në 21 vjetorin e çlirimit dhe futjen e NATO’s në Kosovë.

Goxhaj ka thënë se komandantët e Shtabit të Përgjithshëm e kanë humbur kontributin që e patën gjatë luftës duke e privatizuar luftën dhe duke shkatërruar Kosovën dhe reputacionin e UÇK’së.

“Në Kosovë përveç ushtarëve të thjeshtë, pjesa tjetër e komandantëve e kanë humbur atë aureolën që e krijuan gjatë luftës, pasi pothuajse e privatizuan luftën dhe në këtë privatizim të luftës ata arritën të shkatërrojnë edhe Kosovën edhe luftën edhe reputacionin e UÇK’së”, ka thënë Goxhaj.

Dritan Goxhaj ka treguar për kohën kur i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.