Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur sot një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është i lidhur me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale si: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe pastrimi i parave.
Në këtë aksion po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit policor, do të dalin me një komunikatë të përbashkët për informimin e publikut mbi rezultatet dhe detajet e aksionit.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…