KRYESORE

“Opsionet ushtarake janë në tryezë”: Rusia alarmohet pas sulmeve të Ukrainës, i bën thirrje Perëndimit të ndalë Kievin

Pas sulmeve të Ukrainës brenda Rusisë, Moska ka deklaruar se opsionet ushtarake janë “në tryezë” duke akuzuar gjithashtu Perëndimin se është i përfshirë në to.

Sipas Reuters, Rusia u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që “të ndalin Kievin”.

“Ne i bëjmë thirrje Londrës dhe Uashingtonit të reagojnë në mënyrë që të ndalet përshkallëzimi i mëtejshëm,” raportohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, i cili mbulon marrëdhëniet me SHBA-në dhe kontrollin e armëve.
Ai tutje ka shtuar se: “Të gjitha opsionet janë në tryezë.”

Ndëerkohë, edhe zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e pyetur nëse Rusia mendon se Perëndimi është i përfshirë në sulmet e fundit, ka thënë se Perëndimi po furnizon armë, jep koordinata objektivash, refuzon të dënojë sulmet dhe i nxit hapur ato.

“Këto janë disa faktorë që vërtetojnë faktin e përfshirjes, si direkte ashtu edhe indirekte, dhe fajësinë e Perëndimit për aktet terroriste që po ndërmerren kundër civilëve dhe infrastrukturës civile nga regjimi i Kievit,” është shprehur Zakharova.

Në anën tjetër, zyrtarët britanikë dhe amerikanë kanë deklaruar se nuk kishin dijeni paraprake për sulmet e Ukrainës mbi bombarduesit strategjikë rusë të aftë për armë bërthamore në bazat ushtarake gjatë fundjavës.

Kujtojmë se të martën Ukraina gjithashtu tentoi të shpërthente një lidhje hekurudhore dhe rrugore me Krimenë, ndërsa Rusia pretendon se Kievi hodhi në erë një urë autostrade mbi një tren pasagjerësh të shtunën në mbrëmje.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, i dërguari për Ukrainën i presidentit amerikan Donald Trump tha se rreziku i përshkallëzimit të luftës është “duke u rritur ndjeshëm”. Ndërsa, vetëm një javë më parë, Trump kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin për një sulm ajror mbi Ukrainën.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

10 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

12 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

19 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

19 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

24 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

24 orë ago