Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar që ora minimale e punës të jetë 12 euro nga tetori. Mediat e huaja shkruajnë se kjo rritje pritet që të vijë gradualisht në Gjermani në muajt e ardhshëm.
Tani paga minimale për orë në Gjermani është 9.82 euro, dhe nga korriku do të jetë 10.45 euro, sipas Reuters.
Por sipas Ministrit të Punës, Hubertus Hale, rritja e pagës për 6.2 milionë punëtorë do t’i kushtonte punëdhënësve mbi 1.6 miliardë euro në periudhën nga tetori deri në fund të vitit.