FOTO&VIDEO

Organizatori i protestës kundër ndërtimit të Xhamisë se madhe: Nuk kemi asgjë kundër fesë, duam të dimë kush qëndron pas saj

Ndërtimi i Xhamisë së madhe sërish ka ngjallur debat në Kosovë. Kundër ndërtimit të saj është paralajmëruar edhe një protestë, shkruan Reporteri.net.

Binak Gashi njëri nga organizatorët e protestës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së ka thënë se nuk kanë asgjë kundër fesë islame por është dashur që të ketë më shumë debat rreth ndërtimit të asaj xhamie.

“ E kemi zgjedhur protestën sepse nuk jemi të njoftuar. E përfaqësoj një grup të bashkëluftëtarëve të mi. Nuk kemi njohuri rreth ndërtimit të xhamisë, nuk ka pasur debat me qytetarët, sidomos kur kjo xhami I përket dy lagjeve Ulpianës dhe Dardanisë. Babë e bagjysh i kam hoxhallarë dhe nuk kam asgjë kundër xhamisë, duhet me ditë kush e financion, cfarë roli ka me kry, cfarë obligime fetare kanë mu kry aty”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se po protestojnë tetë vjet pasi është vënë gurthemeli I kësaj xhamie meqë kemi menetur të izoluar për shkak të fesë.

“Më herët nuk jemi marrë fort me të, Jemi i vetmi vend që nuk mundemi me lëviz në Evropë. Evropa dhe bota don me ditë kush jemi ne. Janë munduar edhe gjatë luftës me na paraqit si fetar. Në UCK kemi pasur edhe bashkëluftëtarë që kanë qenë hoxhallarë”, tha ai.

Ai ka thënë se po kërkojnë debate publike dhe që Akademia e Shkencave të jap sqarime se kush qëndron pas ndërtimit të kësaj xhamie.

“Nuk jam kundër xhamisë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

26 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

48 minuta ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

5 orë ago