KRYESORE

Osmani: Jasharët janë dëshmia se sa i shtrenjtë është çmimi për liri

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha se sot po përkujtohet vepra heroike e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe sakrifica sublime e familjes Jashari dhe ndikimi që pati ajo, që bota të shihte se një popull i tërë ishte në rrezik nga agresioni serb

Ajo tha se komandat Adem Jashari edhe atëherë kur iu rreziku familja e jeta e tij, asnjëherë të vetme nuk e mendonte dorëzimin, kjo madje nuk ndodhi as edhe me 5 mars të vitit 1998 ku për më shumë se 30 orë familja Jashari po përballej me sulmet e vazhdueshme të policisë e ushtrisë serbe.

“Heroizmi dhe sakrifica e kësaj familje ja shpalosi pamjet e regjimit totalitar serb. Pamjet e fëmijëve, të grave dhe pleqve u shndërruar shpejtë në thirrje globale për mbrojtjen e vlerave humane. Ngjarjet e 5-6-7 marsit i dhanë vulën solidaritet mes njerëzve”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit tha se kjo seancë dhe ky tubim duhet të shërbej jo vetëm për të kujtuar familjen Jashari, por edhe për të ripërtëri kujtesën tonë.

“Sot jemi mbledhur jo vetëm për ti kujtuar ata, por për ta ripërtëri kujtesën tonë. Secili shqiptarë ishte i gatshëm të sakrifikonte , secili ishte Blerina e vogël, secili ishte zëri kumbues i 18 grave, iu 10 fëmijëve të cilëve ëndrra iu pre [pa ju nisur mirë. Sakrifica e tyre i dha udhë ëndrrës tonë të madhe, për liri të vendit”, tha ajo .

Osmani përmendi një nga një të gjithë anëtarët e familjes Jashari, duke thënë se ata nuk janë thjeshtë një numër secili është histori në vete.

“Historia e secilit prej tyre është historia e Kosovës. Ata janë dëshmi se sa e shtrenjtë është jeta dhe se sa ishte çmimi për liri. Ata mbrojtën pragun e shtëpisë sonë të përbashkët”, theksoi Osmani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

21 minuta ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago