Vakcian parë testuese kundër koronavirusit në njerëz në Evropë u realizua në Oksford.
Dy vullnetarë u injektuan, të parët në mesin e më shumë se 800 njerëz të rekrutuar për studim.
Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma tjetër do të marrin vaksinën kontrolluese e cila na mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.
Vakciana provuese do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse do ta bëjnë mjekët.
Elisa Granato, njëra nga dy vullnetarët që mori vaksinën, i tha BBC: “Unë jam një shkencëtare, kështu që kam dashur të mbështes procesin shkencor kudo që të mundem”.
Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit. Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.
“Personalisht kam një shkallë të lartë besimi në këtë vaksinë,” tha ajo.