FOTO&VIDEO

Pacolli thotë se ka garantuar një kredi për Liridonën dhe Naim Murseli: I kthyen 12 mijë euro, të tjerat me kompensim

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se i akuzuari Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.

I pyetur nëse ka kontratë për huazim me Behgjet Pacollin në shumën prej 130 mijë euro, ku 30 mijë ia ka kthyer dhe 100 mijë kanë mbetur, të nënshkruar më 27 korrik 2021, Murseli tha se nuk e ka atë kontratë.

Kur iu tregua kontrata, i akuzuari tha se kjo nuk ka lidhje me Pacollin. E për një dokument tjetër, tha po ashtu se s’ka lidhje me Pacollin por është kredi në bankë. Ndërkaq, për kontratën e tretë që iu prezantua, pohoi se është ajo me Pacollin.

E pas këtyre deklarimeve ka reaguar ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili në një postim në profilin e tij në Facebook thotë se ka garantuar një kredi për Liridonën dhe Naimin.

“Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi).

Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona”, shkruan Pacolli.

Tutje, ai thotë se “nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi  por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë këthim urgjent”.

 

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago