FOTO&VIDEO

VIDEO: ç’i bëri stuhia “Malik”-u Evropës Veriore

Stuhia “Malik” goditi Britaninë e Madhe me një shpejtësi ere gati 140 kilometra në orë këtë fundjavë, nga e cila dy persona humbën jetën.

Ata qenë një djalë 9-vjeçar, të cilit i ra pema mbi kokë, si dhe një grua 60-vjeçare që e pësoi në të njëjtën mënyrë.

Më shumë se 130 mijë shtëpi dhe dyqane në të gjithë Britaninë kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike për shkak të linjave të prishura dhe një stuhi e re, të cilën autoritetet e quajtën “Corrie”, tashmë po lëviz në veri të Ishujve Britanikë, shkruan DW.

Nga stuhia po vuajnë edhe vende të tjera në Evropën veriore. Në Danimarkë, 10 mijë ekipe shpëtimi janë në gatishmëri për shkak të “Malik”-ut, ndërsa në ishullin ku ndodhet kryeqyteti Kopenhagen, pothuajse i gjithë trafiku hekurudhor rajonal është pezulluar si masë paraprake.

Për shkak të një stuhie në Detin e Veriut, një anije mallrash u bllokua nën një urë në brigjet e Ishujve Frizian Lindor. Për shkak të valëve të larta gjashtë deri në shtatë metra, anija u shpëtua vetëm disa orë më vonë me ndihmën e një tërheqjeje emergjente.

Dëme të mëdha dhe një vdekje janë shënuar edhe në Gjermani, ku e njëjta stuhi është quajtur “Nadia”. Në Beelitz, në Brandenburg, një poster zgjedhor u shkëput dhe vrau një kalimtar.

Meteorologët kanë regjistruar kulmin e stuhisë në Gjermani parmbrëmë mes orës 1 dhe 3 të mëngjesit, ku shpejtësia më e lartë e erës shkoi në 127 kilometra në orë.

Për shkak të dëmeve nga stuhia në veri të Gjermanisë, probleme të mëdha u shfaqën edhe në qarkullimin hekurudhor. Pas “Nadia”-s, meteorologët presin një stuhi të re që do të godasë sërish kryesisht pjesët veriore të Gjermanisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago