Pamje kur asamblisti i VV’së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani, e ka ftuar kreun e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, në një meç boksi, para atij të boksierit Haxhi Krasniqi që do ta zhvillojë në stadiumin e kryeqytetit.

Osmani i VV-së i ka thënë kryetarit Rama se ka arsye për ta nokautuar meqë qytetarëve të kryeqytetit ju ka shkaktuar stres dhe tollovi, raporton Express.

Pa përgjigje s’ka qëndruar as kryetari i Prishtinës, duke i thënë asamblistit të VV-së se “Edhe unë jam i zoti në Tai-Chi”.
*Tai Chi është një art i marcial kinez i praktikuar për trajnime mbrojtëse, përfitime shëndetësore dhe meditim. Tai chi ka praktikues në mbarë botën.

https://www.dailymotion.com/video/x8l8us1