Pamje nga fshati nga Marok, ku pothuajse gjysma e banorëve të tij janë konfirmuar të vdekur pas tërmetit

Në fshatin Tafeghaghte, ku konfirmohet se kanë vdekur 90 persona – rreth gjysma e fshatit – dhe shumë të tjerë janë të zhdukur, përveç ekipeve të shpëtimit, janë angazhuar edhe qentë e kërkimit.

Dhe në videon më poshtë, reporteri i BBC, po flet jo me zë të lartë sepse shpëtimtarët po dëgjojnë me vëmendje për ndonjë shenjë jete në rrënojat, përcjell Telegrafi.

Por sipas mediumit në fjalë, shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar po zbehet, duke pasur parasysh shembjen katastrofike të ndërtesave që nuk janë ndërtuar për t’i bërë ballë një tërmeti të tillë.

Pamjet vijnë nga vendi i cili u godit nga një tërmet shkatërrues të premten, që thuhet se ishte më i fuqishmi në atë rajon në 100 vitet e fundit.

Derisa numri i të vdekurve është duke u rritur, raportet më të fundit flasin për 2 mijë të vdekur dhe me mijëra tjerë të lënduar.