Pamje nga Gjakova, momenti kur policët e arrestuar për korrupsion futen në automjetin e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës sot ka arrestuar 48 zyrtarë policorë të pikave kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush, të cilët dyshohen për korrupsion. Përveç tyre, IPK ka prangosur edhe dy zyrtarë të Doganës.

Për mega aksionin e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Operacioni “Pika” ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit, derisa hetimet kundër korrupsionit dhe kontrabandës në këto pika kufitare kanë nisur rreth një vit më parë.