Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Francë, për të përcjell nga afër Festivalin e Filmit të Kanës.
Kryeministri ka marrë pjesë në premierën e festivalit të fimit kosovar “Pa vend”, i cili po garon për “Palmën e Artë”.
Mediumi francez “Canal+”, ka publikuar pamje nga momenti kur kryeministri Kurti bashkë me gruan dhe vajzën parakaluan në tapetin e kuq të festivalit.
Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi, Kurti shprehu mbështetje për filmin “Pa vend”, të cilit i dëshiroi sukses në këtë festival.
Vizita e Kurtit në Francë erdhi pas vizitës disaditore që e kishte në Greqi, ku ishte për një vizitë zyrtare.
Kryeministri pritet që nesër të udhëtojë drejt Brukselit, për takimin e radhës të së hënës bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.