Dy persona kanë vdekur pasi nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra pasi u vetakssidentuan në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkoc të komunës së Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç merr vesh Gazeta Express, dy viktimat janë të datëlindjeve 1981 dhe 1995.
Mediat lokale të Podujevës ndërkohë kanë publikuar edhe fotografinë nga vendi i aksidentit.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.