Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur hidhet në erë një pjesë e autostradës nëpër të cilën po kalonte konvoji i mjeteve ushtarake të grupit mercenar Wagner
Pjesëtarët e Wagnerit pretendojnë se rruga u bombardua nga forcat ruse, me qëllim që të parandalojnë shkuarjen e tyre në Moskë, duke kërcënuar me rebelim.
Në anën tjetër, ky veprim i Wagner-it në krye me Yevgeny Prigozhin, bëri që autoritet ruse të sigurisë të rrisin nivelin e sigurisë brenda territorit.
E vetë Prigozhin u arratis për në Bjellorusi, kurse presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë disa opsione pjesëtarëve të këtij grupi.
Ky konvoj kishte për destinacion final Moskën, por u ndalën në gjysmë të rrugës, e sipas autoriteteve ruse ata do të kenë rastin të zgjedhin mes jetës civile apo duhet t’i bashkohen ushtrisë ruse.
Footage has emerged of the bombing of a highway near #Voronezh during the movement of the #Wagner PMC convoy towards #Moscow. pic.twitter.com/TgQmmhJ43i
— NEXTA (@nexta_tv) June 26, 2023