Në fund të muajit mars të 2019-s, një rast i rëndë kishte shokuar kryeqytetin – jo fortë larg ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, konkretisht në Hotelin “Familja Rezidence”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, jo vetëm nga revolet por edhe pushka e gjatë dhe kallashnikovi.
Përveç pamjeve që posedojnë mediat tjera brenda hotelit, Insajderi ka arritur të sigurojë pamje edhe nga ajo çfarë ndodhi jashtë këtij objekti.