Ukranina ka zhvilluar një goditje të koordinuar në një bazë ushtarake ruse në Krime.
Sipas raportimeve nga mediat vendase ukrainase, shpërthime të shumta janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit në gadishullin e Krimesë, më saktësisht në rajonin e mësyrë nga rusët, Dzhankoi.
https://twitter.com/i/status/1593169173437644800
Raportime zyrtare mbi çështjen ende nuk ka, por sipas njoftimeve nga burime të ndryshme në kanalet e komunikimit Telegram, një bazë ruse është goditur fuqishëm nga pala ukrainase.
Sa i përket arkëtimeve ruse, disa të tilla janë raportuar në qytete të ndryshme, përfshi edhe atë jug-perëndimor Odessa.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në zonën e Dnipro-s, një qytet i Ukrainës qendrore përgjatë lumit Dniepër.
Bombardimet kanë vijuar edhe në rrethinat e Kievit dhe deri në Lviv. Ndërsa, sirenat e alarmit kanë rënë thuajse në gjithë territorin ukrainas.