Mbrëmë Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë pasur një paraqitje të shkëlqyer në Eurovizion, ku edhe janë kualifikuar në finalen e Eurovizionit, kjo ka bërë që ata të marrin mbështetje edhe nga shtete të tjera.
Duket se ky interpretim i përfaqësuesve të Shqipërisë u ka pëlqyer shumë njerëzve, ku edhe kanë vlerësuar Albinën dhe familjen e saj për performancën në rrjeteve sociale.
Më poshtë mund të gjeni disa komente të shkruara nga profile të ndryshme në platformën YouTube, ku është publikuar edhe video e performancës së Albina Kelmendit.
Në video shihen komentet e qytetarëve shqiptarë që e vlerësojnë shumë paraqitjen, por edhe lëvdata të dërguara edhe nga vende të tjera.
“Jam krenar që jam shqiptar, ju e meritoni fitoren. Urime familjes Kelmendi.” “Qaja sa herë e dëgjoja këtë këngë, pa përjashtim.. kaq emocionuese dhe energjike, bravo! Pershendetje nga Kroacia!” “Urime Shqipëri! Dashuri nga Polonia” ”Më pëlqen absolutisht ajo që ata bënë me vendosien në skenë. Është shumë e bukur dhe i jep këngës pamjen që meriton dhe jam shumë e lumtur që e shohim sërish në finale!! Unë u hodha nga vendi kur u njoftua vendi i tyre! Suksese Shqipëri, 12 pikë nga Holanda” ”Kënga dhe performanca më emocionuese mbrëmë, nuk jam ndjerë kaq afër vëllezërve dhe motrave tona shqiptare, të fala nga Serbia” ” E dua shumë këtë këngë dhe performanca e bëri atë edhe më të fuqishme! Shumë të lumtur që arritën në finale! Gjithashtu veshja e Albinës është thjesht e mrekullueshme. Dashuri nga Finlanda”.