POLITIKE

Pantiç do mbrohet në liri – Arsyeja për vendosjen e barrikadave u largua, a largohen tash edhe barrikadat?

Po akuzohet për akt terrorist, por Dejan Patiç është liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.

Sipas avokatëve që ka pyetur Albanian Post, të mbrohesh në liri për një vepër të tillë është pothuajse e padëgjuar në sistemin juridik të Kosovës.

Gjithsesi, arrestimi i Pantiç ishte edhe arsyeja përse serbët në Veri filluan vendosjen e barrikadave dhe bllokimin e arterieve kryesore duke detyruar edhe mbylljen e dy pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pantiç u arrestua me 10 dhjetor, po të njëjtën ditë filloi edhe vendosja e barrikadave dhe aktualisht janë 16 të tilla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati tregtuar se Pantiç u arrestua pasi “organizoi sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor.

Kur Pantiç u arrestua policia e pati të pamundur ta çojë në qendrën e paraburgimit për shkak të rrugëve të bllokuara dhe u obliguan ta mbajnë në pike-kalimin kufitar në Jarinjë.

Barrikadat në veri nuk do të largoheshin, sepse serbët refuzonin që Pantiç të transferohej. Në anën tjetër, lirimi i tij as nuk paramendohej për shkak të veprës së rëndë.

Por, tash që u lirua Pantiç, ish-polic i Kosovës, a do të largohen edhe barrikadat?

Ka mundësi, por s’është e thënë.

Nga qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë akoma një njoftim për këtë çështje, por kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme qeveritare tha se durimi i tyre po shteron, meqë KFOR-i nuk po i largon bllokadat ashtu siç u kishte premtuar.

Gjithsesi, me lirimin e Pantiç-it mund të mos ketë pushuar edhe shkaku i qëndrimit të barrikadave, nëse veç ka qenë ndonjëherë kjo arsyeja.

Ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, por më pas edhe udhëheqësi politik i serbëve të Kosovës, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, thanë në sinkron se barrikadat mund të largohen vetëm nëse marrin shenja të qarta se do të fillojë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por, Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë në disa raste se nuk fillon themelimin e Asociacionit, përveç se janë të gatshëm të bisedojnë për këtë mekanizëm që e kërkojnë serbët, në totalitetin e marrëveshjes finale që u propozua me planin franko-gjerman.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

21 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago